PD duhet rithemeluar, nga varrezat nuk bëhet maternitet
Në një kohë kur qeverisja po merr kritika të shumta mbi sjelljen e saj në raport me ekonominë dhe të ardhurat në buxhet, analistët i kthejnë sytë edhe nga opozita për të cilën kanë vërejtje serioze mbi funksionimin e saj. Shpëtim Nazarko mendon se sot nuk ka reagim opozitar dhe se partia e koalicionit të djathte ka nevojë për rithemelim.Shpëtim Nazarko: Hyj në kategoritë e njerëzve që besoj se opozita nuk ekziston më dhe ka arsye objective përse. PD është një ndër partitë më të privilegjuara të lindjes.Është debat i brendshëm partie por pa ndonjë vlerë kombëtare, pasi për të kërkuar llogari për gjëndjen ekonomike që sot nuk është e keqe por shumë e keqe duhet ta kërkojnë njerëz të specializuar brenda radhëve të saj. S’e kam dëgjuar Jozefinën, sot nuk ka rëndësi të bësh revolucion, të tjerët e kuptojnë dhe pa bërë revolucion situatnë e keqe ekonomike dhe kush propozon ti nxjerrë nga kjo situatë.PD duhej të ishte përgatitur me kohë gjatë viteve të pushtetit që të mos krijonte dmth burokratë pa asnjë lloj vlere apo ideje, por ushtar. Sot do paguajë atë që ka ndërtuar. Brenda radhëve të saj vërtet nuk ka frymë sepse sot është ndërtuar e tillë gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Nuk më bën asnjë përshtypje asnjë histori e Zhozefinës. Madje në një farë mënyre është e tejkaluar. Përpara se t’i flasë të vetëve t’i bërtasë vetes së vet se duke qenë një nga kolonat kryesore duhej të ishte preokupuar që brenda radhëve të PD-së të kishte vërtet njerëz që sot do i flisnin popullit.Ajo që sheh brenda PD-së janë ca historira që nuk kanë lidhje me idetë.Ato janë përpëlitje brenda për brenda për të mbajtur privilegjet e trashëguara. Nuk mund tia kalosh siç thotë Zhozefina ti pushkatojmë dhe një herë këta. Këto historira mbajnë erë të enverizmit. PD është një parti e cila o duhet rithemeluar por si nuk e di pasi siç thonë ca të vjetër “Nga varrezat nuk bëhet maternitet” janë oprovuar 25 vjet nuk ka ide, pra duhet të sjellim lum njerëzish të rinj, një gjë të cilën nuk e bëjnë pasi janë të atrofizuar si PS.