Shkodra 1997/ Në krah të Berishës Izet Haxhia, Fino kryeministër ndalohet në Bushat
Shkodra në flakë, mes breshërisë së armëve dhe protestave masive të cilat i solli viti i mbrapshtë 1997.Është kjo panorama e dokumentuar në kryeqendrën e veriut nga mediat ndërkombëtare të cilat kanë shkruar dhe folur jo pak për vendin tonë.Në vazhdën e publikimit të videove të Shqipërisë në kohë trazirash, “Associated Press” ka bërë publike disa video të filmuara në Shkoder, kohë kur qyteti digjej i tëri dhe ushtonte nga plumbat e asaj cfarë arriti të prodhojë 1997-ta.Hyrja e Shkodres nën ruajtjen e bandave të armatosura tek “Ura e Bahçallekut”, djegia e degës së punëve të Brendshme dhe ish komitetit qëndror janë pamjet e videos së parë të bërë publike.Më pas ajo pasohet me atë të bllokimit të ish kryeministrit Bashkim Fino në Bushat, 5 prillin e 1997-es, kur rreth 50 persona të armatosur militantë të partisë demokratike nuk lejuan hyrjen e tij në Shkoder.Videoja e tretë shfaq një prej protestave të mbështetësve të Partisë Demokratike dhe ish presidentit të asaj kohe Sali Berishës. Krah Berishës është dhe Izet Haxhia, në atë kihë truproja e tij por që u dënua në mungesë si një prej autorëve të vrasjes së Azem Hadjarit dhe që akutalisht jeton në arrati.Trupat qeveritare kanë konsoliduar kontrollin e tyre mbi qytetin kryesor verior shqiptar të Shkodrës.Bandat e armatosura nisën protestat në rrugë për të tërhequr vëmendjen mbi rritjen e varfërisë në vend dhe për të kërkuar lirimin e dy besnikëve të Berishës, policë të lartë, që u arrestuan nën dyshimin për kontrabandë.Dëmtimi nga trazirat u vlerësua në rreth 1 milionë dollarë amerikanë, dhe ka përfshirë disa ndërtesa te sapo rinovuara pas trazirave të vitit të kaluar.Udhëheqësit evropianë u bashkuan në thirrje të forta ndaj ish-Presidentit Sali Berisha për të kthyer Partinë e tij Demokratike serish në parlament dhe per të ndalur sulmin ndaj opozitës në rrugë.Bashkimi Evropian tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga trazirat Shkodrës, dhe nuk mund të kuptoj motivin pse Berisha kishte shkuar përsëri në premtimet me BE këtë muaj për t'u kthyer në parlament.Videot të radhës të publikuara janë ato të mitingut të presidentit Berisha në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku në praninë e 2 mijë njerezve ai bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë Aleksandër Meksit dhe shpalosi ofertën e fundit për të ringjallur fatin e tij politik.Këtu ai premtoi ndihmën e qeverisë për qindra familje që humbën paratë në skemat piramidale.Videoja e fundit është ajo e ndihmave humanitare të Kryqit të kuq, ardhur në spitalin e Shkodres pasi numri i të dëmtuarve ishte i lartë [caption id="attachment_566391" align="alignnone" width="626"]
Ne foto : Sali Berisha, ne krah Izet Haxhia[/caption] [caption id="attachment_566392" align="alignnone" width="635"]
Ne foto: Berisha ne proteste ne Shkoder 1997, krah tij Izet Haxhia[/caption][caption id="attachment_566393" align="alignnone" width="629"]
Persona te armatosur ne hyrje te Shkodres, 1997[/caption][caption id="attachment_566395" align="alignnone" width="633"]
Ne foto :Shkodra ne 1997[/caption][caption id="attachment_566398" align="alignnone" width="629"]
Shkodra ne 1997[/caption][caption id="attachment_566394" align="alignnone" width="634"]
Ne foto : Personat e armatosur ne hyrje te Shkodres[/caption][caption id="attachment_566397" align="alignnone" width="629"]
Ne foto : Femije qe luajne mbi tank[/caption]
[caption id="attachment_566407" align="alignnone" width="624"]
Ne foto : Kryqi i kuq sjell ndihma mjekesore ne Shkoder, 1997[/caption] [caption id="attachment_566404" align="alignnone" width="623"]
Persona te armatosur ndalojne kryeministrin e atehershem Bashkim Fino te hyne ne shkoder. makinat bllokohen ne Bushat[/caption][caption id="attachment_566403" align="alignnone" width="630"]
Persona te armataosur ndalojne kryeministrin e atehershem Bashkim Fino te hyne ne shkoder. makinat bllokohen ne Bushat[/caption][caption id="attachment_566402" align="alignnone" width="631"]
Persona te armataosur ndalojne kryeministrin e atehershem Bashkim Fino te hyne ne shkoder. makinat bllokohen ne Bushat[/caption][caption id="attachment_566401" align="alignnone" width="631"]
Persona te armataosur ndalojne kryeministrin e atehershem Bashkim Fino te hyne ne shkoder. makinat bllokohen ne Bushat[/caption]