Mbi 2 mijë emigrantë nga Maqedonia mbërrijnë në Preshevë

Mbi 2 mijë emigrantë prej mbrëmë deri në orët e mëngjesit kanë mbërritur në Preshevë, përmes zonës kufitare në rajonin e Tabanocës dhe Llojanit.Ata menjëherë janë drejtuar në Qendrën e strehimit në Preshevë.Bëhet fjalë për një kolonë të gjatë të emigrantëve prej gjysmë kilometri pranë kësaj qendre, informon INA.Autoritetet serbe kanë thënë se janë në gatishmëri dhe se ministri i mbrojtjes, Bratislav Gashiç sot do të vizitojë Preshevën për t`u njohur me gjendjen e emigrantëve. Ndihmat emergjente i kanë sjellë aktivistët e UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq. /Oranews.tv/