Ambasada e Britanisë së Madhe rihapet pas 4 vitesh

Pas 4 vitesh Britania e Madhe rihapi ambasadën e saj në Teheran. Ambasada u mbyll në vitin 2011 pas mësymjes së protestuesve gjatë një demonstrate kundër sanksioneve të vendosura ndaj Republikës Islamike, për të rihapur dyert diplomatike të dielën.Sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond i shoqëruar nga një delegacion sipërmarrësish ka vizituar Teheranin për të qenë i pranishëm në ceremoninsë që shënoi rihapjen e institucionit të diplomacisë."Ceremonia e sotme shënon fundin e një faze në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, dhe fillimin e një faze të re - një Fazë që unë besoj se ka për të ofruar më të mirën" tha ai.Vizita e sekretarit të jashtëm Britanik shënoi edhe vizitën e parë ministeriale britanike që prej 2003-shit, ndërsa vizita e tij vjen pak javë pasi Irani ka nënshkruar një marrëveshje me 6 superfuqitë botërore, për kufizimin e programit të tij bërthamor kundrejt heqjes së sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.Sulmi që detyroi ambasadën për të mbyllur ishte një pikë e ulët në diplomacinë mes dy vendeve, tha ai, por marrëdhënia ishte përmirësuar "hap pas hapi" që nga zgjedhja e presidentit iranian Hassan Rouhani në vitin 2013.Irani njëkohësisht do të ri-hapë ambasadën e saj në Londër të dielën që fillimisht do të drejtohet nga i ngarkuari me punë Ajay Sharma, por Hammond tha se marrëveshja për ta rritur nivelin e përfaqësimit duke i dhënë statusin e ambasadorit pritet të arrihet në muajt e ardhshëm./Oranews.tv/