Maqedonia dorëzohet, hapet kufiri për klandestinët
Maqedonia është dorëzuar përpara fluksit të lartë të klandestinëve duke hapur dyert e kufirit me Greqinë. Forcat e policisë kanë mbikqyrur kalimin e emigrantëve por nuk kanë ndërhyrë për ti ndalur.Pas përleshjeve të shënuara dy ditët e funidt, ku autoritet maqedonase përdorën gazinlotsjellës dhe shkopijtë e gomës për të zbrapsur turmën e emigrantëve, situata të dielën në mëngjës në kufi është qetësuar. Ndërkohë mediat maqedonase raportuan se gjatë natës është zhvilluar një takim mes policisë maqedonas, greke dhe serbe për të analizuar situatën e krijuar në kufijtë mes këtyre tre shteteve ballkanike.Një natë më parë, mijëra klandestinë të bllokuar në zonën e quajtur "tokë e aksujt", çanë rrethimin policor dhe kaluan në territorin maqedonas ndërsa udhëtimi i tyre do të vijojë drejt Serbisë dhe më pas për në vendet e BE-së. Organizatat humanitare raportuan se gjendja e tyre është shumë e rëndë, sidomos pas reshjeve të shumta të shiut që ranë gjatë natës dhe se klandestinët po përballen edhe me mungesën e ushqimit.OKB ka kritikuar Maqedoninë për trajtimin që po u bënë emigrantëve dhe i ka bërë thirrje qeverisë së Shkupit të tregohet mikpritëse. Ndërsa Maqedonia ka fajësuar Greqinë se po i dërgon drejt kufirit fluksin e klandestinëve duke e bërë të pamundur menaxhimin e situatës./Oranews.tv/