Arrestohet prokurorja e krimeve të Rënda akuzohet për 22 mijë euro rryshfet
Një prokurore dhe dy ndermjetësues janë arrestuar nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.Prokurorja Vahide Badivuku, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, është arrestuar sot nën akuzën e marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.Dy persoant e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë arrestuar si ndërmjetës të saj.Badivuku akuzohet se ka marrë ryshfet në shumën prej 22 mije euro, përmes ndërmjetësuesve, për t'i liruar disa vetura të sekuestruara, gjykim penal mbi të cilën po hetonteProkuroria ka thënë në njoftim së gjatë kontrollit të Badivuku në vendkalimin kufitar në Merdare, në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e ryshfetit prej 22.000 euro, shkruan Rel./Oranews.tv/