Shkodër, 20 % e biznesit janë informal
Lufta kundër informalitetit që pritet të marrë jetë në muajin shtator është edhe prioriteti kryesor i shpallur nga qeveria shqiptare, pasi 1/3 e bizneseve punojnë në të zezë ose pa kasa fiskale.Kreu i tatimeve për veriun Hysen Hysaj thotë se vetëm për qarkun Shkoder llogariten 20% e subjekteve që nuk i përgjigjen detyrimeve ndaj shtetit.Në qarkun e Shkodrës, rreth 20% e bizneseve janë informale. Sipas kreut të takimeve për veriun, për subjektet e paliçencuara masat do të jenë më të ashpra, ndërsa për ato pa kasa fiskale, apo që nuk i përdorin, ndëshkimi nis fillimisht me gjoba.Hysen Hysaj, drejtor i tatimeve per veriun shprehet : " Shifrat nuk janë të mira, rreth 20 % e subjekteve deri tani dalin të paliçensuara. Shumica e tyre janë në zonat rurale. Personat që kanë shkelur ligjin shkojnë për ndjekje penale dhe do të merret masa e "arrestit me burg paraprak".Hysaj e bën të qartë se për çdo inspektor tatimesh që nuk kryen detyrën, masa ndaj tij do të jetë ajo e largimit nga puna."Janë dhënë rreth 120 masa, ku ka punonjës që kanë shkuar edhe dy herë në Komisionin e Disipinës. Janë larguar 15 punonjës për shkelje ligjore."Zbutja e informalitetit pritet të ndikojnë pozitivisht edhe në arkën e shtetit, e cila ka patur defiçite të shumta që janë ndjerë më së shumti tek investimet, rritja e pagave e pensioneve etj./Oranews.tv/