Basha në familjen Haziraj: Dramë Kombëtare, shkaktarët ende heshtin, thirrje për reagim
Tragjedi kombëtare e ka cilësuar kreu i opozitës, vdekjen në një aksident tragjik në gjermani të Ela Hazirajt, gjatë vizitës së ngushëllimit në familjen e 23 vjeçares në Kukës.Për Lulëzim Bashën, vdekja e azilkërkueses është një dramë kombëtare, shkaktarët e së cilës heshtin.Basha përsëriti thirrjen e tij për reagim kombëtar kundër krizës së shqiptarëve që largohen nga vendi."Shkaqet e kësaj tragjedie kombëtare kanë edhe shkaktarë. Ata rrijnë të heshtur, rrijnë indiferentë. Është e tmerrshme kur dëgjon dhe shikon qendrimin që shkaktarët mbajnë para kësaj tragjedie me përmasa kombëtare dhe tashmë me një dimension ndërkombëtar, siç e vërtetojnë shqetësimet e kancelarive perëndimore dhe të mbarë opinionit ndërkombëtar shprehur përmes mediave ndërkombëtare.Indiferenca dhe qendrimi i shkaktarëve është tregues i përgjegjësisë së tyre. Përgjegjësi që vjen në radhë në parë nga mosndjeshmëria ndaj halleve të njerëzve dhe probleme të tyre, papunësisë, varfërisë, pamundësisë. Dhe kjo pandjeshmëri prodhon në Kukës dhe gjithë Shqipërinë masa represive; kërbaç, taksa të larta që shkaktojnë edhe më shumë papunësi, edhe më shumë varfëri. Ndaj kjo tragjedi kombëtare kërkon një përgjigje kombëtare. Një përgjigje kombëtare që vjen në radhë të parë duke identifikuar rrugët e daljes nga kriza që detyron shqiptarët të largohen masivisht nga vendi si asnjëherë më parë"Familja Haziraj, të shtunën i dha lamtumirën e fundit vajzës 23 vjecare që humbi jetën tragjikisht në një aksident me tren në Gjermani, shteti që vetëm pak ditë më parë i kishte refuzuar kërkesën për azil ekonomik. • Deklarata e plotë e BashësBasha: "Jam sot këtu për ti shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes Haziraj, që humbi vajzën Elen, 23 vjeçare, në një aksident në Gjermani, ku ndodhej bashkë me të fejuarin e saj, Sajmir Gjompalaj, i cili është plagosur dhe i uroj shërim të shpejtë. Kjo është një humbje e madhe për familjen Haziraj. Ela bashkë me Sajmirin ishin nisur në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë, pasi nuk kishin punë, nuk kishin shpresë, nuk kishin asgjë. Kjo ishte vajza e madhe e nje familje me katër fëmijë, me babain të punësuar si shofer herë me punë e herë pa punë dhe nënën të papunësuar. Fëmija më i madh i një familje me kushte shumë të vështira zgjodhi rrugën e largimit në kërkim të një jete më të mirë. Por ëndrra për ti ikur mjerimit, varfërisë iu këput në mes nga një aksident tragjik. Ngushëllimet sado të sinqerta nuk mund ta zbusin dhimbjen që ndjen kjo familje, të afermit, miqtë e Elës. Por shkaqet që e kanë shkaktuar këtë tragjedi janë shumë më të madha. Ajo është një tragjedi kombëtare, është drama e mijëravë shqiptarëve, nga Kukësi dhe e gjithë Shqipëria, të cilët largohen pasi kanë marrë borxh dhe kanë shituar çfarëdo pasurie që u ka mbetur, pasi janë të papunë, janë të pashpresë. Shkaqet e kësaj tragjedie kombëtare kanë edhe shkaktarët, dhe shkaktarët rrinë të heshtur, rrinë indiferentë. Është e tmerrshme kur shikon dhe dëgjon qëndrimin që shkaktarët mbajnë ndaj kësaj tragjedie me permasa kombëtare dhe tashmë me një dimension ndërkombëtar siç e vërtetojnë shqetësimet e kancelarive perendimore dhe të mbarë opinionit ndërkombëtarë shprehur përmes mediave ndërkombëtare. Indiferenca dhe qëndrimi i shkaktarëve është simptomë , është tregues i papërgjegjshmërisë së tyre. Përgjegjësi që vjen në rradhë të parë nga mosndjeshmëria ndaj halleve dhe probleme të tyre, papunësisë, varfërise, pamundësisë dhe kjo prodhon në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë masa represive, që shkaktojnë edhe më shumë papunësi edhe me shumë varfëri. Kjo tragjedi kombëtare kërkon një përgjigje kombëtare. Një përgjigje kombëtare qe vjen në rradhë të parë duke kërkuar rrugët e daljes nga kriza që detyron shqiptarët të largohen masivisht nga vendi i tyre. Së dyti mjetet për të realizuar këtë plan shpëtimi, mjetet që janë gjithmonë në dorë të njerëzve , sepse në demokraci nuk ka masë që nuk zhvlerësohet nga forca e bashkuar e njerëzve, nuk ka ligj që ti qëndrojë forcës së bashkuar të njerëzve. Apeli im është të qëndrojmë përballë kësaj tragjedie kombëtare, jo vetëm duke qëndruar në krahë të familjes Haziraj , por duke qëndruar në krahë të njëri-tjetrit, duke kërkuar dhe vendosur zgjidhjen e kësaj gjendje të paparanueshme që largon bashkëatdhetarët tanë ditë për ditë nga shtëpitë e tyre. Duke identifikuar shkaqet, duke marrë përgjegjësi për zgjidhjet , duke i treguar vendin shkaktarëve". /Oranews.tv/