“Rebelët” e SYRIZA-s gati të formojnë parti të re
Rebelët e partisë kryesore të Greqisë, SYRIZA, janë gati të shkëputen dhe të formojnë një parti të re, raportojnë mediat greke.Kryeministri dhe kryetari i partisë SYRIZA, Alexis Tsipras dha dorëheqjen dje më 20 gusht për t’i hapur rrugën zgejdhjeve të reja.Kjo lëvizje erdhi pasi ai humbi mbështetjen e shumë prej deputetëve të tij në një votim për shpëtimin e ri të vendit me kreditorët europianë më parë gjatë këtij muaji.Mediat greke raportojnë se 25 ‘rebelë’ të SYRIZA-s do t’i bashkohen një partie të re, të quajtur Leiki Anotita (Uniteti Popullur)Kjo parti do të udhëhiqet nga ish-ministri i energjitikës, Pangiotis Lafazanis, i cili u kundërshtua for për marrëveshjen e shpëtimit.Në listën e deputetëve që do t’i bashkohen partisë, të publikuar nga gazeta Ta Nea, nuk bënin pjesë kreu i parlamentit Zoe Konstantopuloi si dhe ish-ministri i financave Janis Varufakis.Të dy kundërshtuan marrëveshjen e shpëtimit.[caption id="attachment_565173" align="alignnone" width="660"]
Pangiotis Lafazanis, i cili raportohet te jete lideri i partise se re Uniteti Popullor[/caption]/Oranews.tv/