S'bashkëpunoi me policinë për aksionin antikanabis, arrestohet kryeplaku i Trojëz

Kryeplaku i fshatit Trojëz të Mirditës është arrestuar për akuzën e moskallëzimit të krimit dhe shpërdorimit të detyrës.“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në cilesinë e Kryetarit të Fshatit Trojëz, Mirditë, nuk ka bashkëpunuar me shërbimet e policisë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike ‘ thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës që mban datën 21 gusht 2015.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”, nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.Ndërkohë në Tepelenë në vendin e quajtur “Gropa e Derrit”, në fshatin “Peshtan”, Tepelenë u gjetën të kultivuara në 3 (tre) parcela të hapura rishtaz për kultivim të bimëve narkotike 550rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies.Në Elbasan dje në   fshatin   Bishqem  Peqin ,   u  asgjësuan    350  rrënjë   bimë  narkotike.kanabisii/Oranews.tv/