Sherr në kampin e azilantëve, grisën Kuranin, 17 të plagosur/ FOTO

Në një qendër të strehimit të refugjatëve në qytetin e Suhlit në Gjermani ka shpërthyer një përleshje mes emigrantëve.Sipas policisë gjermane një i ri nga Afganistani provokoi të pranishmit duke grisur fletë të Kuranit dhe duke sharë fenë islame. Kaq ka mjaftuar që të shpërthente dhuna, duke shkaktuar 17 të plagsour.I riu nga Afganistani ka shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave policore që ruajnë kampin e refugjatëve.Veç mbështetësve të të riut agfan me turmën u përleshën edhe forcat e rendit, pasi ndërhyrja e tyre nuk u mirëprit nga refugjatët. Ata qëlluan policinë me gurë e mjete të tjera të forta, duke lënë të plagosur 6 prej tyre, ndërsa 11 të plagosurit janë refugjatë nga të dy palët në konflikt.Ministri i Emigracionit, Dieter Lauinger tha për mediat se përplasja mes refugjatëve nuk nisi si revoltë për kushtet e jetesës, pasi ambienti ku janë akomoduar është projektuar të strehojë 1200 persona, ndërsa pranoi se edhe 600 të tjerë qëndrojnë aty mbi kapacitet.Bodo Ramelow, Kryeministri i landit të Thuringias, ku ndodhi ngjarja tha se përzierja e personave me kombësi të ndryshmë natyrshëm do të sjellë përplasje."Veprimi i të riut, patjetër që do të ngjallte trazira, pasi pjesa më e madhe e të strehuarve në këtë ambjent janë me prejardhje myslimane"- tha Ramelow.I riu që grisi fletët e Kuranit është strehuar në rajonin e policisë, pasi mori trajtimin mjekësor. Kohët e fundit në disa kampe refugjatësh janë regjistruar përplasje, kryesisht për shkak të kushteve në të cilat janë akomoduar.perleshe perleshje aziltante aziltantesa as