Gjermania përgatitet të votojë shpëtimin e tretë të Greqisë
Shumica e deputetëve gjermanë priten të votojnë sot në favor të shpëtimit të tretë të GreqisëPor votimi rrezikon të lihet në hije nga një rebelim i pritshëm i qendrës së djathtë, aleate me kancelaren Merkel.Demokristianët (CDU) dhe aleatët e tyre bavarezë (CSU) janë të ndarë përsa i përket paketës 86 miliard euroshe.Vota në parlament do të ndiqet nga një debat i planifikuar të fillojë në orën 9:00 me orën lokale.Disa deputetë dyshojnë se marrëveshja mund të bëjë që borxhi i madh grek të reduktohet.Rebelimi i Bundestag-ut (Dhoma e Ulët) mund të arrijë në 100 deputetë, thonë analistët gjermanë, 1/3 e totalit në bllokun e zonjës Merkel.Muajin e kaluar 60 politikanë të CDU dhe CSU refuzuan të mbështetnin fillimin e negociatave për shpëtimin e tretë të Greqisë.