Kryeministri Rama më 24 gusht live në Twitter dhe FB

Konferencën e  parë pas kthimit nga pushimet ka vendosur ta bëjë me qytetarët në rrjetet sociale. Në një postim në Twitter dhe FB, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkruar se ditën e hënë më 24 gusht në orën 12:00 do të jetë i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarvë.“Të hënën 24 gusht 12.00 live në Facebook&Twitter do t'i pergjigjem pyetjeve të miqve të rrjetit social mbi çdo temë të interesit Tuaj; nga beteja madhore që nisim në shtator kundër informalitetit në ekonomi, tek çdo sektor e aspekt i punës së qeverisë ku Ju do të keni dëshirë të ndalemi. Për të lehtësuar rrugën e komunikimit pas çdo pyetjeje vendosni ‪#‎PyetKryeministrin” shkruan Rama.ramaaa