Shfrytëzoi pa leje inertet e lumit Shushicë, pezullohet akviteti i subjektit

Pezullohet akviteti i subjektit Mehmetaj 2002” ndërsa policia e Vlorës ka nisur procedim penal për shfrytëzim pa leje të materialeve inerte të lumit Shushicë."Ky subjekt, me qendër në fshatin Drashovicë, ushtronte aktivitetin e tij përgjatë lumit “Shushicë”, duke shfytëzuar materialet inerte të këtij Lumi pa leje mjedisore dhe për këtë arsye ISHMU-ja, (Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave)  pezulloi të gjitha punimet e këtij subjekti” thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës të datës 18 gusht 2015Policia e Vlorës, filloi proçedimin penal  për  subjektin “MEHMETAJ 2002”, për veprën penale “Fshehja e të Ardhurave”/Oranews.tv/