Pranga 8 skafistëve, akuzohen për vrasje dhe favorizim të emigracionit klandestin

Policia italiane ka arrestuar sot 8 persona me akuzën e vrasjes e favorizimit të emigracionit klandestin.Në konferencë e shtypit mbajtur në qytetin e Katanias, prokurori Michelangelo Patanè ka deklaruar se 8 personat janë skafistët përgjegjës të vdekjes së 49 emigrantëve në anijen me 312 klandestinë që udhëtonte dy ditë në parë nga brigjet libiane drejt Italisë, në jug të Sicilsë.Të 8 personat e arrestuar punonin në këtë anije e konsuderohen autorët e vdekjes së 49 emigrantëvë duke i detyruar të qëndronin të mbyllur me dry në pjesën e poshtme të anijes e në një ambient ku mungonte oksigjeni.Trupat e viktimave së bashku me 312 të mbijëtuarit kanë mbërritur në portin e Katanias nën kujdesin e autoriteteve italiane.Ndërkohë sot në Gjenevë të Zvicrës Organizata Botërore për Emigrantët ka prezantuar të dhënat e fundit statistikore sipas të cilave deri më tani në ujërat e Mesdheut kanë vdekur 2 349 emigrantë nga Afrika e Veriut në kërkim të mbërritjes drejt vendeve Europiane.Po sot Roja Bregdetare italiane ka informuar mbi shpëtimin gjatë natës së 116 emigrantëve e mbërritjes së tyre në brigjet e Kalabrisë.