Radhë për pasaporta, PD: Makth për qindra familje shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2015, 19:00
Partia Demorkatike ka reaguar në lidhje me radhët e gjata në zyrat e aplikimit të pasaportave biometrike. Sipas kësaj force politike kjo është një situatë e provokuar nga vetë strukturat shtetërore.“Radhë të gjata me orë të tëra para sporteleve. Tensioni dhe klima konfliktuale mes qytetarëve po shoqëron këtë proces. Kjo është një situata e provokuar nga vetë strukturat shtetërore”Po ashtu PD shton se pajisja me pasaporta është kthyer në një makth për qindra familje shqiptare.