Raporti: Europianët në ankth financiar

Duke u përballur me presionet në rritje sociale dhe papunësinë, evropianët janë duke përjetuar fatkeqësinë e tyre financiare më të keqe në një dekadë, e ndërsa ka pak shpresë për një përmirësim të menjëhershëm. Sipas një studimi që merret me punësimin në BE dhe rishikimin e situatave sociale, theksohet se situata e përgjithshme shoqërore u përkeqësua më tej në BE gjatë tremujorit të katërt të vitit 2012.Familjet në vendet e BE  po përjetojnë ankth financiar dhe kjo mbetet në shifra të larta krahasuar me një dekadë më parë. Gjithashtu, pjesa e popullsisë që varfërohet sa vjen edhe rritet në mënyrë të qëndrueshme."Efektet negative të shkurtimeve buxhetore publike dhe rritjen e taksave për punësim dhe standardeve të jetesës janë gjithnjë e më të dukshme" në disa shtete anëtare, theksohet në  raport."Kriza sociale në Evropë vazhdon përkeqësimin dhe në një numër të shteteve anëtare nuk ka përmirësim të prekshëm  ," thotë  Komisioneri Laszlo Andor.Papunësia u rrit më tej gjatë tremujorit. Ajo tani llogaritë për 10.8% të popullsisë aktive, dhe 11.9% në zonën e euros.Rritja gjatë vitit të kaluar ka qenë më e theksuar  në vendet që përdorin monedhën europiane.Ndërmjet shteteve të mëdha, ekonomia ka vazhduar të rritet në Gjermani, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ajo u tkurr në Itali, Spanjë dhe Francë.Papunësia ka goditur më shumë  të rinjët duke kapur shifrat e 23.6% në janar 2013.  Raporti  thekson gjithashtu se numri i të rinjve   që kanë lënë shkollën është rritur. Me sifda të mëdha në këto krize thotë raporti  përballen edhe emigrantët, që në shumë raste janë brë objekt dhunë.