Italia sërish në zgjedhje? Ende asnjë marrëveshje për qeverinë
Në ditën e fundit që ka për të arritur një marrëveshje për qeverinë e re italiane, Kryeministri i ngarkuar nga presidenti Napolitano, Pier Luixhi Bersani duket se është ende larg këtij misioni.Në takimin me anëtarët e Lëvizjes 5 Yjet të Beppe Grilos, Bersani ka bërë një ofertë të qartë që ai e ka cilësuar si një ofertë për një qeveri ndryshimi. Por Lëvizja 5 yjet pas takimit tha se nuk iu beson verbërisht fjalëve të Bersanit.Propozimi i kryeministrit të ngarkuar për të formuar një qeveri të re, qëndronte në faktin se për Italinë duhet një qeveri që do të sillte ndryshimin si në aspektin ekonomik por edhe në atë sociale.Platforma ishte e ndarë në dy pjesë, së pari qeveria të jetë e përkushtuar për gjendjen socio- ekonomiko dhe së dyti çështjet e politikës."Ne duhet të bëjmë diçka për ekonominë por duke qëndruar në Evropë" theksoi Bersani ndërsa pikat që ka insistuar më tepër lëvizja 5 yjet janë një ligj që redukton financimin publik të partive politike, si dhe një politike të fortë në luftën kundër korrupsionit.Ndërkohë nga të dyja partitë nuk ka ende një marrëveshje zyrtare që ka bërë shumë njerëz të jenë skeptik se vendi me ekonominë e tretë në Eurozonë do të shkojë sërish në zgjedhje.Nesër Bersani duhet të ngjitet në Kolegjin e Lartë për të konfirmuar ose jo mundësinë e formimit të një qeverie të re duke pasur numrat e mjaftueshëm si për në Dhomën e Deputetëve dhe për në Senat.