Papa Françesku I, refuzon apartamentin luksoz

Edhe një herë Papa Françesku I, duket se ka thyer regullat e deritanishme të Selisë dy mijë vjeçare. Nëpërmjet zëdhënësit të Vatikanit,  At Federico Lompardi, është bërë e ditur se Shenjtëria e Tij, Françesku I, nuk ka pranuar të jetojë në apartamentin luksoz por ka preferuar  të vazhdojë të banojë në rezidencën e Shën Martës në Vatikan, atje ku jetuan kardinalët gjatë Konklavës.Drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, At Federico Lombardi, shpjegoi se Papa ka lënë të kuptohet se dëshiron të banojë me të tjerët. Ai  është zhvendosur nga dhoma ku qëndronte gjatë Konklavës dhe tani jeton në një apartament më komod.Aktualisht, Papa i ri jeton në të ashtëquajturën "suite 201", e cila ka vetëm një sallon pritjeje për të ftuarit e tij. Gjithsesi, përfundoi At Lombardi, Papa Françesku po eksperimenton këtë formë bashkëjetese të thjeshtë dhe normale, me priftërinjtë e tjerë që punojnë në Vatikan.Kështu ai do të ketë mundësi të takojë më shumë njerëz, të shkëmbejë mendime e të ndajë edhe tryezën me ta. Vendim ky që pritej, ndoshta nga çasti kur Ati i Shenjtë hapi apartamentin papnor, me shtatë dhoma dhe një kishëzë private, në Pallatin Apostolik, dhe komentoi: Këtu ka vend për 300 persona!Ky akt i Papës do të ishte një tjetër sinjal i fortë ndryshimi. Prej vitit 1903, të gjithë Papët kanë jetuar në këtë apartament, ndërsa më parë, në ambjente të tjera të Pallatit Apostolik të transformuar në muze.