Deklarata e Kamerunit, emigrantët shprehen të shqetësuar
Fjalimi i kryeministrit britanik Devid Kamerun për emigrantët ka ngjallur tek këta të fundit një reagim të ashpër. Emigrantët e parë apo edhe ata që janë bërë pjesë e Britanisë së Madhe kohët e fundit janë shprehur të shqetësuar nga deklarata e Kamerunit."Ju nuk doni që njeëzit të vijnë këtu,pasi politikat e kryeministrit demtojnë emigrantët" tha një shofer me origjinë greke.Elsa Rodrigues thotë se nëse do të hiqen përfitimet që kanë pasur emigrantët si në sistemin shëndetësor apo edhe në fusha të tjera atëherë jeta do të bëhej e vështirë për të.Kryeministri britanik Dejvid Kamerun tha se shërbimi shëndetësor në vend duhet t'i shërbejë vetëm qytetarëve të tij dhe jo emigrantëve.Gjithnjë e më shumë Kamerun shprehet kundër fluksit të emigrantëve në vend dhe pse kritikët e tij thonë se ai ka shifrat e gabuara të të huajve që hyjnë në vend.Sipas Kamerun shërbimi shëndetësor në vend i përket britanikëve dhe si i tillë duhet t'i shërbejë vetëm atyre dhe jo emigrantëve. Sipas tij të gjithë emigrantët që prej 6 muajsh nuk gjejnë punë, ose nëse e kanë humbur atë, janë të mirëpritur që të qëndrojnë në Britaninë e Madhe por me shpenzimet e tyre.