Kriza në Qipro, konfuzion edhe pas miratimit të ndihmës

Në shtetin ishullor, Qipro vazhdon konfuzioni edhe pas miratimit të ndihmës nga ndërkombëtarët. Qeveria qipriote do t'i mbajë të mbyllura të gjitha bankat e vendit deri të enjten, e ndërsa klientëve të pasur do t'u merret një taksë e posaçme me detyrim, e cila është më e lartë, nga sa mendohej deri tani.E ndërsa të gjithë janë në pritje të hapjes së bankave frika është e madhe nga vërshimi i klientëve për të tërhequr depozitat.Në këtë mënyrë kryetari i Parlamentit qipriot Ginnakis Omirou tha se do të verifikohen edhe njoftimet për transferime shumash jashtëzakonisht të larta parash jashtë shtetit dhe për tërheqjen e depozitave në javët dhe ditët para mbylljes së bankave.Sipas mediave ndërkombëtare qeveria ka kërkuar nga bankat një listë të të gjitha transferimeve jashtë vendit të javëve të fundit.Gjithçka do të verifikohet nëse zyrtarët e lartë, që ndodhen në qendrat vendimmarrëse të Bankës Qendrore, apo edhe në ndërtesën presidenciale, të cilët ishin në dijeni të vendimit të afërt për mbylljen e bankave, kanë dërguar pjesë të pasurive të tyre jashtë vendit.Të hënën qeveria e Qipros ra dakord me partnerët e saj ndërkombëtarë për kredi miliardëshe. Si kompensim sektori bankar i vendit mesdhetar duhet të tkurret. Ndryshe nga ndihmat për Irlandën dhe Portugalinë personat me llogari të shumta duhet të kontribuojnë për shpëtimin e bankave.