Të paktën 20 të plagosur nga një tërmet në Tajvan

Një tërmet i fuqishëm është ndiher në Tajvan. Byroja qëndrore meteorologjike, ka theksuar se lëkundjet janë regjistruar me magnitudën 6.1 ballë të shkallës Rihter.Tërmeti ka ndodhur 250, kilometra në jug të Taipeit. Departamenti i zjarrfikësve tha se të paktën 20 njerëz janë plagosur, kryesisht nga shembja e objekteve.Tërmetet e ngjashme ndodhin shpesh në Tajvan, pasi ky territor shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike, por shumica e këkundjeve janë të vogla dhe nuk shkaktojnë dëme.Megjithatë, një tërmet me magnitudë 7.6 shkallësh në Tajvanin qendror ka ndodhur në vitin 1999, ku kanë plagosyr 2.400 persona dhe janë shkatërruar 50 mijë ndërtesa.