Mazniku: Do t'i kthejmë Tiranës çdo hapësirë, jo kompromis me zhulin

Paralelisht me aksionin për çlirmin e hapësirave publike, Bashkia e Tiranës, do të nisë rehabiltimin e të gjitha zonave ku është ndërhyrë për ti kthyer në parqe dhe lulishte për qytetarët. Nënkryetari Arbjan Mazniku, pa nga afër aksionin policië bashkike në në njësinë numër 5.Mazniku: "Kompromis me zhulin ne nuk bëjmë. Ne do t'i kthejmë qytetit çdo hapësirë të mundshme e cila është zënë nga papastërtitë apo çdo hapësirë e cila i është marrë nga individi i përbashkëti së qytetarëve dhe ne duhet qe t'ia rrimarim dhe tia kthejmë qytetarëve këtë hapësirë."Mazniku, garantoi qytetarët se aksioni i bashkisë nuk do të ndalë deri në climimin e cdo hapsire publike të zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme.Mazniku: " Nga një hapësirë e cila është e prishur siç shikoni sot, shikoni një letër që thotë do të riparohen me sa mundësi dhe me shpejtësinë maksimale që në këtë mënyrë që të kthehen në mjedise publike dhe të këndshme për tu parë midis qytetarëve."Bashkia e Tiranës, ka ndërmarrë një aksion i cili ka nisur nga njësia numër 5 për tu shtrirë në gjithë kryeqytetin për ti dhënë fund zbatimit të hapësirave publike nga individë apo biznese.