Arratiset nga spitali shqiptari i akuzuar për trafik prostitucioni

Një 29-vjeçar shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri në Giussano të Italisë më 15 gusht 2015, është arratisur nga spitali ku ishte shtruar për të marrë mjekim për plagën në këmbë.29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte precedent për shfrytëzim prostitucioni, bëjnë me dije mediat italiane.Në momentin që u  qëllua 29-vjeçari ishte sëbashku me dy shqiptarë të tjerë, të dashurën 26 vjeç, dhe një person i tretë i paidentifikuar në një makinë të tipit Opel. Pasi u qëlluan ata arritën u drejtuan me një shpejtësi marramendëse në spitalin Bassini, kur pak pas orës 23:30 të asaj nate shoferi u shtrua në spital për të shëruar plagën në kofshë, të shkaktuar nga një prej plumbave.Për ta shoqëruar ishte dhe partnerja e tij, ndërsa kanë humbur gjurmët e personit të tretë, raporton e përditshmja italiane Il Giorno.Rasti mbetet një mister, edhe pse është e qartë që i plagosuri është pjesë e botës së krimit, veçanërisht i lidhur me trafikun e prostitucionit në Comasco dhe ndoshta edhe në veri të Milanos, thonë autoritetet italiane.29-vjeçari shqiptar është një personazh i njohur për policinë për veprat penale të tij. Karabinierët dyshojnë se edhe e dashura e tij është prostitutë. Megjithatë, agjentët e Cinisello-s, që janë ngarkuar me hetimin e kësaj ngjarjeje, nuk kanë dhënë detaje të tjera.Sipas hetimeve, personat të cilët qëlluan kishin si qëllim t’i vrisnin. Makina me të cilën udhëtonin shqiptarët kishte katër të shtëna.Shqiptari, pasi mori veten, u transferua në spitalin e Sesto San Giovanni dhe gjatë natës duhet të operohej për plagën e marrë. Por në fakt ai u arratis. Përderisa ishte viktima e ngjarjes nuk kishte pse të arratisej, ngrenë pikëpyetjen karabinierët. Mendohet se e dashura e tij ka prerë biletat e avionit për të fluturuar drejt Shqipërisë një ditë më parë. Pra nuk përjashtohet idea se janë larguar nga Italia.