Banorët e Tianjin protestojnë pas shpërthimeve : Duam dëmshpërblim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2015, 12:29
Banorët e qytetit Tianjin në Kinë, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga shpërthimet e mëdha të 12 gushtit po zhvillojnë protesta masive për të kërkuar kompesim nga qeveria.Shumë njerëz janë mbledhur në ambjentet e jashtme të Hotelit Mayfair, ku zyrtarët e lartë po japin konferenca shtypi për mediat.Banorët thonë se magazinat me substanca kimike që shpërthyen janë ndërtuar në mënyrë ilegale pranë shtëpive të tyre.Ndërkohë, investigimet për gjetjen e shkakut të shpërthimeve janë në proces.Maganizat ruanin brenda qindra ton cianid natriumi, një nga substancat kimike më të dëmshme.Banorët e zonës përreth me largësi 3 km nga rrezja ku ndodhën shpërthimet u evakuuan.