Auditim Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Kukës, abuzuesit para drejtësisë
Bashkia e Kukësit ka nisur auditimin e të gjithë veprimrtarisë së Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve për të verifikuar të gjitha abuzimet e bëra në vite sa i takon rrjetit të ujësjellësit. Faktin e ka bërë të ditur administratori i përgjithshëm i bashkisë Kukës, Bujar Mucmata i cili theksoi se përveç auditimit të çdo pune që është bërë në këtë ndërmarrje do të çohen përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet apo dhe mënyrën e menaxhimit.Bujar Mucmata: "Do të auditojmë çdo problem e çdo financim që është dhënë për ujësjellësin e Kukësit. Çdo shkelës ligji do ndëshkohet"Lidhur me shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të bëra në rrjetin shpërndarës të ujit të pijshëm, ekspertët thonë se deri tani janë shkëputur rreth 30 lidhje, ndërkohë që nuk ka patur kundërshti të qytetarëve, abuzues. Forcat e policisë së rendit, asaj bashkiake dhe ekspertëve të bashkisë e Ndërmarjes së Ujësjellësit vijojnë aksionin e nisur, i cili synon rikthimin e ujit në cemzat e konsumatorëve, në këto ditë të stinës së verës, kur uji mbërrin vetëm 1 orë në ditë./Oranews.tv/