Në sitë të gjithë debitorët, nuk ndryshojë gjobat
Edi Rama: “Lufta kundër imoralitetit do të jetë kryefjala e gjithë 300 ditëshit tjetër. Kapja e aktivitetit evaziv fiskal do të trajtohet si një vepër penale” Aksioni kundër evazionit fiskal, i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, ka nisur të diskutohet teknikisht në një grup pune, me përfaqësues të ministrisë së financave, Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe asaj të doganave.Burime nga dikasteri i financave bëjnë të ditur se në tryezë po diskutohen disa variante për mënyrën sesi do të kontrollohen bizneset që nuk paguajnë detyrimet apo që nuk përdorin kasën fiskale, si dhe penalitetet për ta.Gjithashtu po vlerësohet nga pikëpamja legjislative mundësia që mospagesa e taksave të klasifikohet si vepër penale. Gjithsesi, grupi i punës nuk ka ende një draft përfundimtar për t'ia paraqitur për miratim qeverisë.Ky draft pritet të jetë gati në fund të gushtit dhe do të shtrohet për diskutim publik gjatë shtatorit. Ndërkohë që kasioni te bizneset pritet të nisë në tetor dhe të zgjasë edhe gjatë nëntorit.Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu, se parashikohet intensifikim i kontrolleve te bizneset debitore, ndërkohë që për momentin rirtja e gjobave nuk po diskutohet si variant. Përsa u përket subjekteve që nuk kanë kasë fiskale, atyre do t'iu lihet një afat për ta instaluar, por sesa do të jetë kjo periudhë ende nuk është përcaktuar. Gjatë këtij aksioni dy mujor, qeveria pritet të mbledhë me forcë detyrimet e papaguara, një proces që nuk do të jetë i lehtë, në kushtet kur pjesa dërrmuese e tatimpaguesve në Shqipëri janë biznese të vogla.