Rusia planifikon të zgjerojë tregtinë e armëve në Iran

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit, Sergei Lavrov dhe Javad Zarif, thanë gjatë takimit të tyre në Moskë se marrëveshja e arritur për programin nuklear iranian, mes liderëve botërorë në Vienë, mund të nxisë dhe të fuqizojë edhe më shumë marrdhëniet bilaterale mes dy vendeve.Sergei Lavrov:"Sot i kemi të gjitha mundësitë për t’i ngritur marrdhëniet Rusi-Iran në një nivel të ri dhe më të avancuar sipas marrëveshjeve të arritura nga dy presidentët tanë, Putin dhe Rouhani si dhe të implementojmë të gjitha vendimet që janë marrë për të zgjidhursituatën rreth programit nuklear iranian"Presidenti rus dhe homologu i tij iranian u takuan veçmas në muajin korrik në qytetin rus Ufa, në prag të samitit të vendeve BRICS, Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, vetëm pak ditë përpara se marrëveshja përfundimtare të nënshkruhej në Vienë.  Nga ana e tij, ministri Zarif tha se padyshim marrëveshja do të ketë një impakt pozitiv në bashkëpunimin mes dy vendeve në sferën e ekonomisë dhe atë të mbrojtjes.Javad Zarif: "Ne kemi besim se marrëveshja e Vienës do të ketë një impakt të madh në zhvillimin e marrdhënieve mes dy vendeve tona. Marrdhëniet tona kanë qënë të mira por kjo marrëveshje e re do të ketë impakt pozitiv në zhvillim më tej në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen".Sipas paktit të firmosur më 14 korrik në Vienë, fuqitë botërore u dakordësuan të heqin dorë nga sanskionet dhe në këmbim, Teherani të reduktojë një pjesë të aktivitetit të tij bërthamor.  Sipas saj, Irani u impenjua të ndërpresë pasurimin e uraniumit mbi 5%, të mos shtojë centrifuga të reja dhe të neutralizojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar deri në 20%. Pavarësisht kundërshtive nga anëtarët konservatorë në parlament, vetë presidenti Rouhani e ka mbrojtur marrëveshjen, duke theksuar se ajo ose do të pranohej, ose do të kundërshtohej e gjitha, sepse smund të kishte kompromis.