Premtimi i Veliajt për Shëngjergjin: Destinacion turistik i Tiranës
"Kryetari i bashkisë së tiranës Erion Veliaj prezantoi adminsitratorin e Shëngjergjit dhe bshke me të dhe projektin për ta shndërruar këtë krahinë malore në rrëzë të Tiranës në destinacion turistik. Për të nxitur turizimin, Veliaj u angazhua në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e Shëngjergjit, si mungesa e infrastrukturës dhe ujit të pijshëm.Shëngjergji është një zonë periferike e Tiranës, dhe me ndarjen e re territoriale do të jetë pjesë e Tiranës së madhe. Me një distancë prej 35 km nga qëndra e qytetit Shëngjergji shtrihet në një shpat malor i pershtashëm për një destinacion turistik por që deri tani nuk ofron asnjë element që lidhet me zhvillimin e turizmit. Kryetari i Bashkise Erion Veliaj ka një plan edhe për Shëngjergjin.Erion Veliaj: “Deri në fund të këtij mandati, Shëngjergji do të ketë një emër që nuk e ka pasur deri më sot dhe besoj se do kthehet në një destinacion të lakmueshëm për turistët dhe banorët e Tiranës që parapëlqejnë ajrin e pastër, jetesën sa më pranë natyrës, në periferi, ku jetohet shëndetshëm në një ambient fantastik, siç e ka Shëngjergji. “Duam që të organizojmë disa festa dhe aktivitete tipike të Shëngjergjit, siç është ajo për domaten e vonë, karakteristikë e zonës. Këto janë mënyra për të mbledhur njerëzit bashkë, janë mundësi se si ne mund të promovojmë turizmin dhe besoj që secili prej këtyre ngjarjeve do të shërbejë si një pretekst për të sjellë sa më shumë njerëz nga Tirana, për ta njohur zonën e më pas për ta promovuar atë”Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë prezantimit të administratorit të Shëngjergjit foli edhe për projektin e sapolançuar, atë të adapto një çerdhe të cilit i kanë thënë "Po" 17 biznesmenë.Për zonën e Shëngjergjit kryebashkiaku Veliaj garantoi mbështetje maksimale nga administrata e tij, per zgjidhjen e problemeve te trashëguara që lidhen me infrastrukturën dhe mungesën e ujit të pishëm.Për të arritur këtë objektiv, ai kërkoi nga drejtuesit e njësisë administrative dhe strukturat e bashkisë që të hartojnë një listë të zhvillimeve dhe datave të caktuara, që mund të kthehen në evente apo ditë që duhet të promovohen për organizime të ndryshme, si një mënyrë për të reklamuar asetet natyrore dhe bujqësore të zonës e për të nxitur turizmin. “Dua që të kemi një kalendar të posaçëm që ta zhvillojmë në ditët në vijim në të mirë të zonës. Në tetor do të organizojmë garat me makinat rally dhe duam që për turistët e huaj që do të vijnë, kjo të shërbejë për promovimin e Malësisë së Tiranës, përfshi edhe zonën e Shëngjergjit”, u shpreh Veliaj./Oranews.tv/