Oscar Pistorius do të lirohet me kusht

Atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius do të lirohet me kusht të premten më 21 gusht, pasi kreu 10 muaj dënim nga dënimi total prej 5 vitesh pasi u shpall fajtor nga gjykata për akuzën e vrasjes së të dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp.Atleti olimpik dhe paralimpik aktualisht vuan dënimin e tij në burgun e kryeqytetin Pretoria, pas gjyqit që zgjati për 7 muaj. Lirimi i Pistorius, i cili ecën përmes paterica elektronike që kur ishte fëmijë, vjen pasi sipas ligjeve të Afrikës së Jugut, të burgosurit jo-të rrezikshëm, mund të kalojnë pas hekurave vetëm 1/6 e dënimit të tyre. Në këtë rast, edhe atleti konsiderohet i parrezikshëm për shkak të mungesës së këmbëve të tij.Punonjësit e shërbimit të burgjeve, thanë se Pistorius do të vijë për 4 vitet në vijim të jetë nën mbikqyrje të rreptë, e ngjashme me arrestin shtëpiak. Steenkamp, modelja dhe juristja 29 vjecare, ndërroi jetë ditën e Shën Valentinit në 2013-ën, pasi Pistorius e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij luksoze në Pretoria. Prokurorët kërkuan ndaj tij dënim maksimal, burg përjetë por atleti u mbrojt deri në fund me faktin se e kishte vrarë gabimisht. Familja e modeles e ka dërguar cështjen në apel, në një tjetër gjyq i cili do të nisë në nëntor. Këtë herë, Oscar mund të përballet me një dënim për vrasje me dashje, e mund të dënohet deri në 15 vjet.