Fieri s'ka drita, emigrantët presin me orë për pasaportat
Mungesa e energjisë elektrike ka shtuar radhët në zyrën e aplikimit për pasaporta e biometrike në Fier.Ndonëse kanë qenë në radhë prej orës 06:00 të mëngjesit të së hënës, 17 gusht, aplikuesit, kryesisht emigrantë u është dashur të presin më kot, pasi procesi është ndërprerë për shkak të ikjes së energjisë.Emigrantët thonë se nuk kanë kohë për të humbur, për shkak se duhet të rikthehen në vendet e punës.Radhëve torturuese nuk u kanë shpëtuar as fëmijët e emigrantëve"Që në 5 të mëngjesit jam këtu. Të dielën duhet të iki sepse sot jam në punë. Nëse nuk e mbyll sot pasaportën mund të më heqin fare nga puna" thotë një emigrant."Kemi rreth tre orë e gjysmë që presim. Ky zotëria tjetër thotë se ka ardhur në 6.30. Japim 20 mijë lekë për pasaporta, dhe drita s'kemi. Po torturojmë dhe kalamajtë" thotë një tjetër.Prej dy javësh që Ora News po vëzhgon procesin e aplikimit për pasaporta, janë konstatuar radhë në qytetet kryesore, si Vlorë Gjirokastër, Korçë, Elbasan e Shkodër.[caption id="attachment_563175" align="alignnone" width="640"]
Ne Fier radhet per pasaporta[/caption][caption id="attachment_563169" align="alignnone" width="640"]
Nje femije duke pritur per te marre pasaporten[/caption] /Oranews.tv/