Mbërrijnë në Siçili trupat e pajetë të klandestinëve, u mbytën në Mesdhe

Qindra emigrantë që u shpëtuan në Mesdhe kanë mbërritur në portin e Katanias në Sicili bashkë me trupat e pajetë të 49 bashkë-udhëtarëve të tyre që humbën jetën në një anije peshkimi.Anija Norwegien Frontex me 49 trupat e emigrantëve që besohet se janë mbytur nga mungesa e ajrit në guvertën e një anije peshkimi ka mbërritur në portin e Katanias, së bashku me 416 të mbijetuar.Vdekjet tragjike që u regjistruan të shtunën e shkuar ishin një tjetër dëshmi se sa i rrezikshëm mund të jetë kalimi përmes detit mesdhe. Mendohet se viktimat janë mbytur pasi guverta u përfshi nga tymi i karburantiti i ardhur menjëherë pas anija u mbush me ujë në një pjesë të saj./Oranews.tv/