Në avionin e përplasur indonezian ndodheshin 470 mijë dollarë
Avioni i pasagjerëve me 54 veta në bord që u përplas në mallet e Indonezisë Lindore mbante afro gjysmë milioni dollarë.Këto para cash ishin të qeverisë dhe do të shkonin në ndihmë të familjeve të varfra për të kompesuar rritjen e çmimeve të karburanteve, tha një zyrtar lokal.Rrënojat e avionit Trigana u gjetën në një zonë të thyer të provincës lindore të vendit të quajtur Papua.Nuk pati deklarata të menjëheshme nëse kishte apo jo të mbijetuar nga përplasja e avionit, që si shkak kryesor mendohet të ketë qenë moti i keq.4 punonjës postarë në bordin e avionit po transportonin katër çanta me para cash, plot 468 mijë dollarë për familjet e varfra, tha kreu i zyrës postare në Jayapura për Associated Press.Avioni ATR42-300 po fluturonte nga Jayapura për në qytetin Oksibil ku dhe u humbën kontaktet.