Shembet fasada e godinës së “Gjashtëkëndëshit” në Gjirokastër/ FOTO/

Shembet një pjesë e fasadës së godinës e njohur si ‘’Gjashtëkëndëshi ‘’ në Qafën e Pazarit karakteristik të Gjirokastrës.Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës e kanë dëmtuar më tepër këtë objekt që prej vitesh është degraduar nga mungesa e ndërhyrjeve.Fatmirësisht rrëzimi i saj është bërë në orët e natës 16- 17 gusht, kur nuk ka qarkullim , pasi nëse do të rrëzohej gjatë ditës mund të kish shkaktuar pasoja të rënda, pasi është një nga pjesët më të frekuentuara nga turistët.Pas largimit nga Gjirokastra të familjes së Karagjozatëve, pranarët ja lanë nën administrim familjes Dhrami, ku kati i parë i saj prej vitesh shfrytëzohet si pikë shitje suveniresh.
Ata vazhdimisht kanë  apeluar për ndërhyrje në këtë godinë, pasi degradimi i saj ka humbur mjaft element.
Restaurimi i plotë i saj u bë në vitin 1978 dhe në kohën kur Gjirokastra u përfshi në listën e UNESKOS u bë një investim i pjeshshëm, ku u larguan tjegullat dhe u vendosën rasa guri, por cilësia e dobët e punimeve sipas Kastriot Dhramit që e ka marë në shfrytëzim këtë godinë ka qënë shumë e dobët, çka coi në dëmtim të vazhdueshëm të saj
Gjashtëkëndëshi është një nga objektet e para karaketristike të ndërtuara që në shekullin e 17 në qytetin e gurtë.
Pozicioni i saj në zemër të Pazarit Karakteristik e ka bërë një nga më të vizitueshmet dhe imazh të shumë fotove të realizura për Gjirokastrën.Drejtoria Rajonale e kulturës Kombëtare ka kryer rrethimin  e zonës ku ende paraqet rrezikshmëri dhe specialistë të saj kanë kryer një ndërhyrje provizore deri në hartimin e një projekti të plotë. Relacioni i është dërguar sot Institutit të Monumenteve të Kulturës
Qafa e Pazarit me gjithë kompleksin  e objekteve karakateristike që ndodhen në të është pjesa më e vizituar nga turistët e huaj dhe ata vendas. Ndërkohë janë edhe shumë godina të tjera që kërkojnë ndërhyrje e po ashtu e dhe banesa të listuara si rrezik shembjeje në Gjirokastër
11910665_1049139175120309_1428485222_n 11911398_1049135275120699_1924063006_n gjirokaster3 gjirokaster2 gjirokaster1 /Oranews.tv/