Egjipt, Al- Sisi ashpërson ligjin për ekstremistët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2015, 10:27
Egjipti miraton ligje të rrepta kundër terrorizmit në një përpjekje për të luftuar kryengritjen islamike në vend.Në bazë të këtyre ndryshimeve ligjore përcaktohen dënim me vdekje për për këdo që shpallet fajtor për krijimin ose udhëheqjen e një grupi terrorist.Tjetër ndryshim i rëndësishëm është fakti se do të krijohen gjykata të posaçme që do ofrojnë mbrojtje shtesë nga pasojat ligjore për oficerët e ushtrisë apo policisë që kanë përdorur forcën.Grupet e të drejtave të njeriut kanë reaguar duke deklaruar se legjislacioni i ri do të përdoret nga presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi për të shtypur disidentët.Prej dy vitesh në vend ka kryengritjeje të shpeshta nga grupet islamike, që synojnë të rrëzojnë qeverinë e Sisit.