Programi YES, mundësi për gjimnazistët shqiptarë për të shkuar në Amerikë

Të gjthë ata gjimnazistë nga Shqipëria që duan të njohin kulturën amerikanë, por edhe të studiojnë aty tani e kanë një mundësi.  Nëpërmjet programit “YES”, i cili është i financuar nga DASH gjimnazistët që janë të motivuar dhe duan të marrin sfida, tani mund ta provojnë. Departamenti Amerikan i Shtetit ofron 10 bursa për Shqipërinë, ndërsa janë rreth mbi 600 aplikimi për këtë program vetem ne Shqipëri.Elvana, pjesëmarrëse në këtë program rrëfen në Ditë e Re eksperiencën e saj në këtë program. Ajo tregon se janë tre faza për përzgjedhjen në programin “YES” dhe të rinjtë selektohen nga amerikanët.“Programi “YES” është krijuar nga DASH që nxit studentët e viteve të para ose të dyta të gjimanazit  për 1 vit në SHBA dhe për të jetuar aty me një familje mikpritëse. Qëllimi është të ndahet kultura e vendit me shtetasit amerikanë dhe për ti mësuar amerikanëve për Shqipërinë dhe për kulturën ballkanase, por  dhe shqiptarët të mësojnë për kulturën amerikane.”Edhe Stefan Panic nga Serbia, pjesë e këtij programi ka ndarë në Ditë e Re eksperiencën e tij në këtë program.Ndërsa Elvira Dana, përgjegjëse e American Council for Education është shprehur se ky program nuk është vetëm për Shqipërinë, por edhe për disa vende të tjera të botës. Ajo thotë se studentët të cilët përzgjidhën në këtë program jetojnë në një familje amerikanë, kjo i ndihmon për të kuptuar më shumë rreth kulturës dhe jetës amerikane.“Është një program akademik që studentët mund të bëjën vitin akademik, por është edhe program kulturor. Pjesa më e vecantë e programit është që studentët jetojnë me familjet amerikanë dhe mësojnë kulturën amerikane direkt”