Rreziku nga obeziteti, në Shqipëri fëmijët janë kategoria më e prekur
Obeziteti dhe mbipesha po rriten ne menyre te pakontrolluar duke prekur gjithenje e me shume femijet. Mjekët u bëjnë apel prindërve të kene kujdes në ushqyerjen e fëmijëve pasi ata mendohet se janë dhe shkaktarët kryesore të kësaj sëmundje.Vitet e fundit,rastet e mbipeshës ne vend janë rritur ndjeshëm, duke prekur gjithë e më shumë fëmijet. Mjekët shprehen se obeziteti tek fëmijët mund të rezultojë fatal, pasi shkakton një sërë sëmundjesh si diabeti apo dhe ato te zemrës.Pjesa dërrmuese e fëmijëvë vuajnë nga obeziteti si pasojë e konsumit të ushqimit fast-food apo ëmbëlsirave, por doktoreshë Grimci fajeson prindërit për kequshqyerjen e fëmijëve.Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik janë ato të vitit 2013, sipas te cilave rezulton se rreth 22 për qind e fëmijëve janë mbi peshë dhe obezë. Në nivel kombëtar, 21.6 për qind e fëmijëve janë mbipeshë dhe 7.7 për qind e tyre janë obezë.