Fier, dhëndëri merr nusen me 7 kamionë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2015, 16:01
Çudi ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Dhëndëri ka shkuar dhe ka marrë nusen jo me makinë luksoze por me maune ndërkohë që 6 të tjera e shoqëronin atë. Kjo ka qenë e pazakonte për qytetaret fierakë që janë habitur teksa kanë parë maunet të kalojnë në qendër të qytetit ku I paraprinte policia pasi kishin marrë leje edhe në polici për të kaluar mes qytetit.Maunet janë parkuar në unazë të qytetit pranë shtëpisë së nuses. Ato kanë pritur derisa mbaroi riti i daljes së nuses nga shtëpia e babait e me pas ka hipur në maune dhe janë nisur për në banesën e dhëndërrit.7 maunet janë stolisur dy ditë me pare ne një dyqan në hyrje të Fierit në Portez me të gjitha aksesoret e nevojshëm.
