Kalais, perandoria fitimprurëse e trafikantëve nga emigrantët, 7 banda shqiptare

Një shkrim i gazetës franceze “Le Monde” zbulon detaje nga qyteti në veri të Francës i kthyer në vendstrehim për emigrantët që duan të kalojnë në Britani.  Nga 19 banda 7 ishin shqiptare. 1200 paund çmimi për një shqiptar për të kaluar në Britani.  Shkrimi është publikuar dhe në "Daily Mail".  Bandat që kontrollojne trafikun e klandestineve-  Policia e Kalais të Francës, qyteti port në kufi me Britaninë shkatërruan 19 banda, të cilët akuzohen se përfitonin nga 500 – 1.4 milionë paund nga emigrantët e dëshpëruar për të arritur Britaninë."Daily Mail" e cila i referohet një shkrimi në gazetën franceze "Le Monde" shkruan sot se një numër prej 1225 kontrabandistë punonin për 7 banda shqiptare dhe 12 rrjete të tjera të drejtuara nga shtetas me kombësi të tjera. Këto janë arrestuar që prej fillimit të këtij viti, zbulon gazeta franceze Le MondeShqiptarët paguanin trafikantët në Shqipëri -“Por vetëm një shumë e vogël para cash- e siguruar që prej fillimit të këtij viti është arritur të sekuestrohet- të ardhura nga emigrantët, shumica me origjinë shqiptare është sekuestruar. Kjo për shkak se emigrantët paguanin krerët e bandës në Shqipëri para se të nisnin udhëtimin” vijon Daily Mail në shkrimin e tij me titull “ Calais police smash 19 foreign people smuggling gangs ëhich have taken up to £1.4million EACH from desperate migrants”Shifrat alarmuese të zbuluara nga trafikantët që janë marrë në pyetje zbulojnë tregtinë shumë fitimprurëse të bandave të cilët ‘gjuajnë” emigrantët në kërkim të një jete më të mirë.Vetëm në zonën e Kalais në Francë janë mbi 5000 emigrantë që vijojnë të tentojnë të arrijnë Britaninë e Madhe me çdo kusht.Qindra shqiptarë i paguanin bandave një shumë të madhe parash për tu larguar drejt Britanisë.  Së fundmi 4 shqiptarë dhe 2 gra franceze u arrestuan më 10 gusht me akuzën e organizimit të udhëtimeve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe kundrejt një shume prej 5 mijë paund për person. Gjithashtu pagimin e shoferëve nga 500- 1000 paund për çdo person që arrinte të hynte në Britani” zbuloi të premten e 15 gushtit 2015, një prokuror i qytetit Boulogne në veri të Francës.Shqiptaret planifikuan 44 udhetime klandestinesh- Para se të arrestoheshin 6 trafikantët kishin planifikuar 44 udhëtime, ku përfshihej dërgimi i 250 emigrantëve drejt Britanisë për këtë vitIa kishin dalë me sukses për 24 udhëtime dhe dërgimin e 149 shqiptarëve në Britani. Në xhunglën e Kalais, trafikantët e seicilit shtet kanë pagesat e tyre për emigrantët zbulon “Le Monde”Sa paguanin emigrantët nga çdo shtet-  Emigrantët nga Eritrea, shteti më i varfër por dhe më të shumtë në xhunglën e Kalais paguanin kontrabandistët me nga 300 paund për të hyrë në Britani duke u fshehur në kamionë. Emigrantët nga Iraku paguanin 700 paund ndërsa shqiptarët, indianët dhe sirianët paguanin nga 1200 paund. Ata më të pasurit që donin të kalonin kufirin për në Britani duhej të paguanin nga 5 mijë në 7 mijë euroEmigrantët "VIP" - Me emigrantët nga Kina dhe Vjetnami bëheshin marrëveshje VIP zbulon “Le Monde”. 14 mijë paund për udhëtime luksoze nga vendi I origjinës deri në veri të Francës.Kinezët dhe Vjetnamezët nuk kalonin kufirin të fshehur nëpër trajlera por në pjesën e përparme të kamionit ku ishte ulur dhe shoferi dhe paratë u ktheheshin nëse zbuloheshin nga policia kufitare dhe ktheheshin mbrapsht në xhunglën e Kalais.Indianet dhe Sri Lankasit specialistë - Indianët, Sri Lankasit dhe bandat nga Bangladeshi ishin të specializuara në prodhimin e dokumenteve dhe pasaportave falso, vijon Le MondeNë mars në Strasburg policia shkatërroi një bandë e përbërë nga shtetas nga Bangladeshi të cilët prodhinin viza false për studentë për në BritaniNë qershor u zbulua se një bandë kontrabandistësh nga Sri Lanka shpërndanin pasaporta britanike false që përgatiteshin në Tajlandë dhe shiteshin me një shumë prej 12- 16 mijë paundemigrante 6 emigrante 5 emigrante 4 emigrante 3 emigrante 2 emigrante 1/Suela Gera/Oranews.tv/