Vlorë, stuhi dhe përmbytje, situata më e vështirë në zonën e Skelës
Stuhia e shiut që përfshiu mbrëmjen e së dielës, 16 gusht 2015, Vlorën, ka shkaktuar përmbytje në rrugët e qytetit. Nga reshjet e dendura që zgjatën për rreth 6 orë, lartësia e ujit arriti mbi 25 centimetra, ndërkohë që probleme u krijuan në zonën e Skelës dhe në zonat periferike.Çdo aks i qytetit bregdetar përfshirë këtu dhe bulevardim kryesor, si edhe rrugën e ujit të ftohtë u përmbyt nga uji, vërshimi i madh i të cilit bllokoi kanalet kulluese.Stuhia e shiut la të bllokuara në rrugë për orë të tëra dhjetëra automjete.Niveli i ujit në rruget kryesore mbuloi dhe trotuarin.Erërat e fuqishme shkaktuan dhe ndërprerje për disa orë të energjisë elektrike në disa zona të Vlorës.Për shkak të situatës së krijuar, herët në mëngjes nisi puna për zhbllokimin e pusetave dhe kanaleve kulluese, të cilat nuk e përballuan dot sasinë e madhe të ujit të shkaktuar nga reshjet e dendura gjatë natës.
