Merkel: S'mund t'i japim azil kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim

“Nuk mund ti japim azil kujtdo që beson se këtu ka një shans për punësim. Ankthi i ekonomisë nuk është arsye për azil” ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.“Vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik. Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota “në të kundërt nuk mund të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë” nënvizon më tej Merkel.Thirrja për zgjidhje europiane- Kancelarja gjermane bëri thirrje për një zgjidhje europiane. “Një politikë e përbashkët europiane për azilkërkuesit” menjëherë pas shpëtimit të Greqisë “është projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet të tregojmë se jemi në gjëndje të veprojmë së bashku”."Gjithashtu duhet të kemi një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës"Në Gjermani është debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.S'ka justifikim dhuna-  Kancelarja gjermane gjithashtu dënoi rritjen e dhunës ndaj refugjatëve. “Ky është vendi ynë” ka thënë kancelarja në vijim të intervistës për tv ZDFGjermania nuk është “pushtuar” nga emigrantët, por nuk është as se duhet të vijojmë normalisht sikur s’ka ndodhur gjë."Duhet të mobilizohet i gjithë personeli për regjistrimin e refugjatëve, të rritet numri i tyre. Tendat të zëvendësohen me kontenierë” ka shtuar Merkel për intervistën verore në ZDF."Dhuna e shtuar ndaj strehimeve të refugjatëve nuk ia vlen. Nuk ka justifikim. Çdo person i cili vjen në Gjermani duhet të trajtohet sipas të gjitha të drejtave të njeriut. Ky angazhim nuk ka të bëjë fare me faktin që azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor nuk kanë pothuasje asnjë shans për azil.Merkel thotë se shumë shpejt do të vizitojë një kamp refugjatësh, por për momentin më e rëndësishmja është rregullimi i problemeve aktuale. Nuk është vetëm çështje financash” ka thënë MerkelShkrimi origjinal:Merkel on ZDF summer interview: refugees: violence "our country is not worthy"/sg/ Oranews.tv/