18 gushti afati për të aplikuar në konkurset e Universitetit të Arteve dhe Sporteve

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim për datat e konkurseve dhe tarifat e regjistrimit  për disa programe studimi si në Universitetin e Arteve apo atë të Sporteve.Ministria e Arsimit njofton të gjithë kandidatët nga trojet, kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh dhe program të dytë studimi, si dhe kandidatët e kategorive të veçanta, që dëshirojnë të aplikojnë në programe studimi që parashikojnë konkurs pranimi, se duhet të aplikojnë pranë universiteteve përkatëse për konkursin e pranimit si dhe të gjithë kandidatët e tjerë, konform udhëzimit përkatës të konkurseve deri në datën 18 gusht.Datat e konkurseve:1-Universitet i Arteve në Tiranë 26-29 gusht2-Universiteti i Sporteve në Tiranë 19-27 gusht3-Universiteti “Lugji Gurkuqi” në Shkodër:-Edukimi Fizik dhe Sporte 19-24 gusht4-Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan:-Edukimi Fizik dhe Sporte 19-24 gusht5-Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës:-Menaxhim i Bankave dhe Menaxhim i Ndërmarrjeve te Vogla dhe të Mesme 19-21 gushtSipas Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në cdo program studimi është 5 mijë lekë.

Udhezimi i Ministrise se Arsimit per datat e konkurseve ne Universitetin e Arteve dhe Sporteve