Fier, dyndje vizitorësh në Apoloni, Bylis dhe Ardenicë
Rreth 1 mijë turistë në ditë vizitojnë parqet arkeologjike të Apolonisë, Bylisit apo Ardenicës cdo ditë. Në rritjen e interesit të turistëve, shumica të huaj, ka ndikuar promovimi që u është bërë këtyre zonave, si edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Shtim turistësh është vërejtur dhe përgjatë vijës bregdetare të Fierit.Dyndje vizitorësh në parkun arkeologjik të apolonisë , Bylisit dhe Ardenicës.Shifrat jepen nga prefekti i Fierti Xhevit Bushaj, që shpjegon se në rritjen me 10% në krahasim me një vit më parë, të numrit të turistëve, shumica të huaj ka ndikuar promovimi i vlerave që u është bërë këtyre zonave.Pavarësisht interesit në rritje nga turistët, arkeologët kërkojnë ndërhyrje për sistemimin e aksit Fier - Apoloni dhe ne Seman, cka do të ishte nxitje për të vizituar parqet arkologjike.Rritje të numrit të vizitorëve kanë njohur dhe bregdeti i qarktu të Fierit, ku pushuesit zgjedhin Divjakën, Bedaton, Semanin, Darzezën apo Pish-Poron për vlerat kurative te reres së pasur me jod.