Ekonomia në rënie, zbehja e entuziazmit për rritje me 3% në 6 mujorin e dytë

Zyrtare të lartë të qeverisë po kalojnë një verë pak të tronditur në raport me ekonominë dhe financat në renie. Reagimet në dukje nuk kanë përcjellë shqetësime serioze të Kryeministrit Edi Rama apo të Ministrise së Financave, por aleatet në qeveri bënë të kundërtën kur thane se duhen ndjekur politika më të zgjuara në raport me çështjet fiskale. Është folur gjatë ditëve të nxehta të korrikut për ulje të taksave në një kohë kur në zyra hartohej drafti për rritje të tyre, duke tatuar pagat e ulëta. U tha se nuk kishte draft dhe me pas u pranua se ai ishte teknik. E përtej të gjithave treguesit fiskal për 6 mujorin flasin për renie me 8.6 mld lekë dhe pritshmëria për rritje ekonomike u ul ne 2.7 nga 3% që ishte parashikuar, për pjesën e mbetur të vitit.Megjithë entuziazmin e qeverisë dhe shpresa se ekonomia në pjesën e dytë të vitit do të prekte nivelin e rritjes prej 3 % FMN dhe vetë ministria e Financave deklaroi në qershor se këto pritshmëri janë ulur në 2.7%.Më 30 qershor 2015 shefi i FMN-së e argumentoi me rënien e të ardhurave si pasojë e rritjes së çmimeve dhe të administrimit tatimorKy ishte sinjali i parë që theu mitin e qeverisë se ekonomia e të ardhurat ishin solide. Për ta mbrojtur tezën e tanishme Ministrisë së Financave shumë herë i është dashur të ballafaqohej me gazetarët dhe me qëndrimet e tyre që ishin në të kundërt me të.Kjo situatë prodhoi dhe rastin e parë unik kur 18 gazetarë bojkotuan një takim informal të Ministrisë së Financave më 25 korrik.Por më herët më 18 korrik kishin rënë këmbanat  për ekonominë në rënie dhe varfërisë edhe brenda çatisë së socialistëve. Deputeti Ben Blushi ishte i ashpër dhe kritik në mbledhjen e AsamblesëBen Blushi: "Papunësia është rritur, arsyet për emigracion janë rritur. Borxhi është shumë i lartë, është vështirë të paguhet, korrupsioni është rritur, taksat janë rritur.Vetë kryeministri Rama e përcolli i qetë këtë deklaratë në konferencën me gazetarët në fund të korrikut.Edi Rama: Sikur në PS të gjithë do i shikonin njësoj, nuk do të ishte më PS. Do të quhej PD e Shqipërisë"Gjithsesi edhe pse PS nuk është PD kryeministri nuk sheh ato që sheh kundërshtari i tij Blushi në ekonomi.Kur të gjithë shifrat ishin kalkuluar  në zyrat qeveritare, shefi i qeverisë u shfaq përballë gazetarëve në mbyllje të sesionit parlamentar i qetë dhe me bindjen se do ruhej parashikimi për rritjen ekonomike.Edi Rama:  "2.82 % kundrejt tre mujorit të parë të 2014 është një shifër shumë domethënëse dhe vazhdojmë të besojmë se deri në fund të vitit do të jemi brenda objektivit të përcaktuar në program.Në fillim të gushtit Banka e Shqipërisë artikulon qartë se kriza greke do të ndikojë në uljen e parashikimit për rritjen ekonomike për gjysmën e dytë të të këtij viti duke u larguar kështu ngaBidnja e kryeministrit mbi këtë çështje.Gent Sejko: Këshilli Mbikqyrës vlerëson se gjysma e dytë e këtij viti do të shënojë ritme më të ngadalta rritjeje si pasojë e ndikimit të mundshëm negativ të ngjarjeve në Greqi.Në korrik Ministria e Financave për herë të parë tejkaloi çdo afat ligjor për publikimin e treguesve fiskal për 6 mujorin dhe muajin qershor. Kufiri i fundit ishte 22 korrik por të dhënat u publikuan më datë 3 gusht, tre ditë pas entuziazmit  të kryeministrit për shifrat ekonomike.Të ardhurat kishin pësuar një rënie të fortë me 8.6 miliardë lekë.Gjithsesi në konferencën e 30  korrikut kryeministri foli për marrjen e masave pas analizës së kryer mbi nivelin e të ardhurave në buxhetin e shtetit.Edi Rama: "Nëse do të ketë dhe elementë të tjerë që nuk përjashtohen që rrezikojnë ta bëjnë më kronik problemin atëherë do të marrim masa të reja."Por të dhënat diheshin e masat ishin marrë. Më 5 gusht Ministria e Financave publikon draftin e buxhetit me një shkurtim fondesh prej 16.3 miliardë lekësh thuajse e barabartë me rënien e të ardhurave.Në bllok përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të ekonomisë e lidhën me rritjen informale dhe sulmuan qeverinë se rritja e taksave nuk solli më shumë të ardhurave por informalitet.Në fund të korrikut kryeministri i shpalli luftë informalitetit, ndoshta i vetëdijshëm se është një nga shkaqet kryesore të gropës në buxhet.Edi Rama: Lufta e informalitetit do të jetë kryefjala e 300 ditëshit tjetër. Kapja e aktivitetit evaziv fiskal do të trajtohet si një vepër penale"Një zë i fortë për ndjekjen e politikave të gabuara fiscale erdhi nga aleati kryesor, Ilir MetaIlir Meta: "FMN e BB po bëjnë një punë të mirë por kemi nevojë për një sistem fiskal dhe politika më të zgjuara efikase. Taksat e vendosura nuk po nxisin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës . Duhet të bëjmë më shumë"Kryeministri e kishte gjetur burimin e rritjes së të ardhurave në buxhet duke qetësuar ata që paguajnë rregullisht dhe trembur evazionistët fiskal.Edi Rama: Sepse ne duam të ulim taksat. Për të ulur taksat duhet të sigurojmë që baza e tatimpaguesve të zgjerohet në mënyrë të ndjeshme dhe të gjithë të paguajnë atë që u takon, pastaj të ulim taksat për të gjithë. Ky është synimi im dhe jam I bindur se do ia dal.Por menjëherë pas këtij qëndrimi në zyrat e Financave u përpilua një manovër aventureske që shkonte në të kundërt.Ministria e Financave kishte shpërndarë pranë grupeve të interesit një  draft që fliste për rritje të taksave në grupin më vulnerabël të qeverisëPagat nga 18- 30 mijë lekë prekeshin nga ky draft. Pas debateve në media e rrjete sociale, ministria e Financave publikon një deklaratë në orët e vona të natës së 8 gushtit për ta pasuar më 9 gusht me një deklaratë për shtyp, ku në pjesën e parë të deklaratës mohohet ekzistenca e draftit, ndërsa në pjesën e dytë pranohet. Megjithatë garantohet se nuk do të ketë rritje taksash.Gazetarja: Jeni kontradiktor me atë që thoni. Në fillim thoni s'ka asnjë draft, pastaj thoni është një draft por është në nivel teknik. Dicka nuk shkonErion Liço (zv.ministri I Financave): Unë e thashë saktë por s'e kuptuat.Kjo ishte manovra më e fortë e  Ministrisë së Financave që një javë pasi kryeministri deklaroi se do të ketë ulje taksash hartoi një draft ku flitej për rritje të tyre. Është teknik, humoristik, artistik,  drafti që shkaktoi një valë të thellë zemërimi u duk se ishte një test krejt i pakujdeshëm.Të kthehemi tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama që sic thotë edhe vetë hyn tek njerëzit e pakënaqur sidomos kur flitet për ekonominë:Edi Rama: "Fjalën e kënaqshme s'e përdor asnjëherë. Në përgjithësi jam njeri i pakënaqur, me veten me ju me pronarët tuaj me të gjithë"