Pasojat e stuhisë, ndërprerje e energjise dhe probleme nga veriu ne jug

Stuhia e shiut që përfshiu pasditen e së shtunës vendit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë në mjaft zonaPa energji si pasojë e një defekti prej kushteve atmosferike mbetën zonat bregdetare të jugut si Himara, Palasa, Dhërmiu Jala.Pasi është punuar nga punonjësit e OSHEE energjia elektrike është rikthyer në orët e para të mëngjesit, ndërsa në Radhimë përvec motit të keq shkak për ndërprerjen e energjisë është dhe dëmtimi i   linjës kabllore 10 kilovolt nga punimet për ndërtimet në zonë.Pas errësirësa gati 24 orëshe energjia elektrike u rikthye në Martanesh, Bulqizë Kraste ku pati difekte në nënstacion për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.Pa energji për disa orë kanë mbetur disa lagje të Tiranës. Zona e Yzberishtit dhe ajo e Antenave Dajt kanë pasur ndërprerje energjie edhe të dielën, ndërsa grupet e OSHEE vijuan punën dhe energjia u rikthye në orën 16:00Shirat kanë shkaktuar probleme edhe në rrugët nacionale të vendit. Rrëshqitje  gurësh ka patur në aksin Elbasani në Qafë Thanë,  duke u kthyer në risk për aksidente.Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan edhe deme në buqësi ku në fshtarat e Cërrikut u raportua për dëmë në mjaft prdukte bujqësore të fermerëve.