ISUV shton kontrollet, apel qytetarëvë të qëndrojnë larg tregjeve informale
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare,ka shtuar numrin e kontrolleve në tregun ushqimor në të gjithë vendin. Drjetori i këtij institucioni, Ardian Xinxo konfirmon për Ora News, se është rritur numri i analizave kryesisht tek produktet e mishit, dhe kjo si pasojë e sëmundjes së njohur si "gjuha blu", që prek kafshët.Ardian Xinxo: “Ka një rritje të analizave sidomos për shkak të epidemisë së gjuhës blu. Janë përfshirë në procesin e monitorimit e të analizës dhe mbetjet e pesdicidëve, bimëve dhe nënprodukteve të tyre.”Problem për drejtorin e Institutit të Sigursë Ushqimore mbetet mënyra e tregëtimit të qumështit jashtë kushteve të sigurisë, që në të shumtën e rasteve pas analizave rezulton i ndotur.Ardian Xinxo: “Mjaft problematikë sidomos qumështi.Ministria ka një plan të monitorimit të qumshtit të papërpunuar dhe treguesit e ndotjes janë të lartë, gjë që lidhet me tër sistemin, që nga femra, mjelja, përpunimin, transportin.”E ndersa forcohet apeli për ti qëndruar larg tregjeve informale, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si organi kopetente për menaxhimin e tyre, i ka "duart e lidhura" pasi subjektet nuk e paregjistruara nuk mund të gjurmohen.Granit Sokolaj: "Për të qenë operator biznesi ushqimor je sigurisht i regjistruar në QKR, pra ke një NIPT dhe ke një adresë fikse. Në rastin e ambulatëve ata nuk janë të regjistruar dhe nuk janë të regjistruar, por nga ana tjetër rrezikojnë sigurinë ushqimore.”Temperatuirat e larta kane shtuar edhe vemendjen e autoriteteve zyrtare te cilat paresore kane apelin ndaj qytetareve per ti qendruar larg pikave te shitjes ambulante te ushqimeve.