"Lidershipi Trasformues" mbledh në Tiranë të rinjtë nga rajoni
Trajnimi mbi "Lidershipin Trasformues" ka mbledhur në Tiranë, prej datës 16 gusht, të rinj nga nga Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Turqia.Ky aktivitet i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, synon që të rinjtë nga rajoni i Ballkanit, të forcojnë bashkëpunimin me tyre me synim ndertimin e dialogut, njohjes dhe bashkepunimit në sektorë prioritarë të ekonomive të vendeve.Dita e parë e trajnimit, u përshendet nga zëvendës ministrja e Jashtme Odeta Barbullushi, e cila vlerësoi aktivitetin si një mundësi e mirë për krijimine urave të komunikimit mes të rinjëve në Ballkan.Odeta Barbullushi: "Ndërtimi i mirëbesimit dhe bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm si dhe ndërtimi i ndërveprimit mes njerëzve është i një rëndësi themelore për pajtimin dhe sigurinë afatgjate në rajon. Natyrisht Europa e mbas luftës së dyte boterore është shembulli me i mirë për këtë, dhe prandaj ne jemi angazhuar që të forcojmë bashkëpunimin mes rinisë ne rajon në bazë të shembulit të keshillave rinore franko-gjerman" Ndërsa shefi i zyrës së marrëdhënieve me publikun në Ambasadës Amerikane në Tiranë, Ryan Robert, vuri në pah rolin e rëndësishëm të këtyre programeve të cilat sipas tij u shërben të rinjve si ura bashkëpunimi mes vendeve të ndryshme./Oranews.tv/