Emigrantët në ishullin Kos, sirianët transferohen në anijen ku do të strehohen

Qindra emigrantë sirianë në ishullin grek të Kosit filluan të hipnin të dielën e 16 gushtit në një anije pasagjerësh, e cila pritet t'i strehojë ata për gjatë kohës së marrjes së dokumenteve provizore, me synimin për të lehtësuar sadopak kushtet kaotike në ishull.Zyrtarët grekë kanë vonuar ngjitjen e tyre në molin e Kosit për më shumë se një ditë, për shkak se kanë punuar mbi planet sesi të shmanget parregullsia mes emigrantëve gjithnjë e më të paduruar dhe të dëshpëruar, të cilët mbërritën në ishull me varka të papërshtatshme për lundrim nga Turqia fqinje.Ngjitja në bordin e tragetit "Eleftherios Venizelos", e cila mbërriti në Kos që prej ditës së premte, nisi gjatë orëve të natës në një mënyrë të organizuar dhe në temperatura disi më të ulëta.Anija, e vendosur në shërbim të tyre prej qeverisë greke, pritet të akomodojë rreth 2500 sirianë në kabinat e saj, ku ka edhe një zonë të caktuar për procedimin e mëtejshëm me dokumentet e tyre.Kjo për shkak se, duke qenë se sirianët u largohen vendit të tyre prej luftës civile, ata trajtohen si refugjatë dhe jo klandestinë.Falë këtij statusi, ata gëzojnë më shumë të drejta nën ligjin ndërkombëtar, ndryshe nga ata që largohen nga vendet e tyre si emigrantë ekonomikë, të cilët gjithashtu kanë kaluar në numër të madh kanalin detar që ndan ishullin Kos nga brigjet e Turqisë.Rreth 250 mijë emigrantë kanë kaluar përmes Mesdheut për në Europë gjatë këtij viti, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtarë për Migracioninemigrantet ne Kos emigrantet ne Kos /Oranews.tv/