Gjenden mbetjet e avionit të rrëzuar me 54 pasagjerë në bord

Janë gjetur mbetjet e avionit të zhdukur në një zonë të largët në rajonin e Papuas.Ministri indonezian i Transporteve tha se është gjetur në malësine e rajonit Bintang dhe nuk dihet nëse ka ndonjë të mbijetuar.Mbetjet e avionit u gjetën nga fshatarë të zonës, të cilët i thanë zyrtarëve se ishte rrëzuar në mal.BBC shkruan se dyshohet se moti i keq mund të ketë qenë një nga arsyet e rrëzimit të avionit me 54 pasagjerë në bord, pasi një tjetër avion u nis për të kërkuar avionin e zhdukur dhe u kthye për shkak të motit të keq.Kompania Trigana Air ka pasur 14 incidente serioze që kur ajo ka filluar fluturimet  në vitin 1991, duke humbur 10 avionë. Ajo ka qenë në listën e zezë të publikuar nga BE në vitin 2007.Avioni u rrëzua në orën 15:00 me oren lokaleNjë avion indonezian me 54 persona në bord është zhdukur në rajonin Papua,  raportojnë zyrtarët.Kontaktet me avionin Air ATR42 humbën pak para orës 15:00 sipas orës lokale, të 16 gushtit,  pas ngritjes nga aeroporti Sentani në kryeqytetin rajonal Jayapura.Aeroplani ishte rrugës për në qytetin Oksibil në jug të rajonit.Në bord ndodheshin 44 pasagjerë të rritur, 5 fëmijë dhe 5 persona nga ekuipazhi.Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit Julius Barata ishte personi që konfirmoi zhdukjen e avionit.“Nuk jemi shumë të sigurtë se çfarë ka ndodhur me avionin dhe po bashkëpunojmë me autoritetet lokale,” tha ai për agjencinë e lajmeve AFP.“Moti është shumë i keq aktualisht, është i errët dhe me re. Nuk është aspak i favorshëm për kërkimin. Për më tepër që zona është malore”.Korrespondentët thonë se Indonezia mban një rekord për zhdukjen e avionëve, me dy përplasje të mëdha vitin e kaluar.Një avion indonez AirAsia u përplas dhjetorin e kaluar në detin Java, ku humbën jetën 192 persona në bord.Një avion tjetër ushtarak u përplas në Medan në korrik, duke vrarë më shumë se 140 njerëz.