Legalizimi dhe kompensimi vijon paralelisht për ndërtimet pa leje pas 2009
Të gjithë ata qytetarë që kanë ndërtuar në tokë të tretëve do të marrin çertifikatën e pronësisë vetëm në momentin që do të paguajnë për tokën e zënë. Drejtori i ALUIZNIT të Tiranës shpjegon se në kryeqytet zonat ku ka më shumë ndërtime në tokë të tretëve janë Paskuqani dhe Kamza.Tirane- Qytetarët që kanë ndërtuar pa leje në truall të huaj nuk mund ta legalizojnë godinën e tyre dhe nuk mund të pajisen me dokumentin e pronësisë pa kryer pagesën ndaj pronarit të truallit.Drejtori i ALUIZNI-t në Tiranë shpjegon se proçedurat e kompensimit te pronarave po ecin paralel me atë të legalizimit.Paulin Rajta: “Në momentin që ne pajisim me leje legalizimi një qytetar që ka ndërtuar në tokën e tjetrit, ne do fillojmë procedurat për komensimin e atij që kishte tokën. Ai qytetar nuk mund ta marrë çertifikatën tek Zyra e Regjistrimit pa bërë ne kompensimin e pronarëve”Drejtori i Aluiznit të kryeqytetit shpjegon se vetëdeklarimet për ndërtimet pas 2009 po ecin pozitivisht dhe numërohen 30 deri në 40 të tilla në ditë.ALUIZNI në këtë periudhë po i kushton vëmendje të veçantë emigrantëve që vijnë në Shqipëri për pushime duke iu dhënë prioritet për shkak të kohës së tyre të shkurtër të qëndrimit/Oranews.tv/